Rreth 110 shkolla të futbollit do të përfitojnë nga njëmijë euro nga pakoja emergjente e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Kështu kanë bërë të ditur të mërkurën burime të KOHËS të afërta me FFK-në.
“Janë rreth 110 shkolla të futbollit që garojnë në tërë territorin e Kosovës, ndërsa regjioni i Prishtinës është me numrin më të madh, 35 sosh. Këto shkolla të futbollit do të përfitojnë nga 1.000 euro nga pakoja emergjente”, ka thënë në kushte anonimiteti një zyrtar i FFK-së.
FFK-ja më herët ka ndihmuar financiarisht klubet në këtë kohë pandemia.
“Mjetet pritet që të dislokohen në llogari të shkollave gjatë kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme”, është thënë nga burimi.
-
Futbollistët nisin t’i marrin mjetet financiare të pakos emergjente
-
Pakoja emergjente “ndan” klubet e futbollit
-
FFK-ja paraqet pakon emergjente
-
Si mund të përfitojnë klubet e Kosovës nga fondi 355 milionësh i FIFA-s?
-
FFK-ja me të hyra prej 19 milionë eurosh gjatë vitit 2023, për paga ndau 4 milionë euro