Paris Saint-Germaini njoftoi se Neymari do të kthehet në klub këtë javë pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të dëmtimit të këmbës.
Braziliani 26-vjeç ishte jashtë terrenit që nga shkurti kur në takim me Marsejën pësoi një frakturë dhe ndrydhi kyçin e këmbës, transmeton KP.
Neymar pastaj udhëtoi për në Brazil, ku ai iu nënshtrua një operacioni dhe ku u shërua, por PSG ka bërë të ditur se superylli i tyre shumë shpejt do të kthehet në Francë.
Nëse gjithçka shkon mirë, Neymari duhet të jetë gati për Kampionatin Botëror në Rusi, nga 14 qershor deri më 15 korrik.
Brazili është në grup me Serbinë, Zvicrën dhe Kosta Rikën.
Artikuj të ngjashëm