Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari dëshiron t’i bashkohet Ronaldos te Reali

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymari, dëshiron të luajë krahas Cristiano Ronaldos te Real Madridi, sipas “Marcas”.

Braziliani pritet të largohet nga klubi francez vetëm pas një sezoni dhe t’i bashkohet rivalit të përbetuar të ish-skuadrës, Barcelona, para sezonit 2018-19.

Madridi po ashtu pritet t’ia rrisë pagën Ronaldos në mënyrë që ta mbajë të lumtur në klub teksa edhe paga e Neymarit do të jetë tejet e lartë.