Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymar mungon ndaj Realit

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të mungojë një muaj pas lëndimit që pësoi në nyjë të këmbës në përballjen e fundjavës ndaj Marseilles.

Braziliani ishte larguar me lot në sy, ndërsa pas testimeve PSG ka konfirmuar lëndimin që zakonisht i lë futbollistët jashtë për katër javë. Ai tani pritet të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Realit në Ligën e Kampionëve, në fazën e 1/8 së finales.

“Testimet e sotme kanë konfirmuar një shtrembërim të jashtëm të kyçit të djathtë”, ka shkruar klubi francez.

Reali fitoi ndeshjen e parë 3 me 1, ndërsa takimi i kthimit zhvillohet më 6 mars në Parkun e Princave.