Newcastle United ua ka ndaluar lojtarëve të vet të shtrëngojnë duart me të tjerët për shkak të frikës nga koronavirusi.
Klubi i Premier Ligës e ka marrë këtë vendim si parandalim pasi një numër i madh i aktiviteteve sportive nëpër botë janë anuluar apo shtyrë për shkak të virusit.
Trajneri i Newcastlet, Steve Bruce, ka dhenë arsyen prapa vendimit.
“Ka një ritual duarshtrëngimesh këtu, të gjithë shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, kur i shihemi në mëngjes. E kemi ndalur këtë për shkak të virusit. Të shpresojmë të mos bëhet më keq. Jemi sikur të gjithë të tjerët, të ngjitur te televizori duke parë çka po ndodh”, ka thënë ai.
Doktori i klubit, Paul Catterson, po ashtu ka këshilluar lojtarët të minimizojnë kontaktin fizik me të tjerët.
Newcastle ka fituar vetëm një në nëntë ndeshjet e fundit. Skuadra e Brucet është e 15-a në Premier Ligë. Newcastle luan me Burnleyn të shtunën në xhiron e radhës.