Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle shokon Tottenhamin në Londer

Newcastle Unitedi e ka mposhtur Tottenhamin në Londër me rezultatin 2:1. Ndeshja e xhiros së 13-të të Premier Leagues u zhvillua të dielën.

Kjo ishte disfata e dytë rresht për Tottenhamin. Humbi edhe nga Manchester Unitedi në mesjavën e shkuar 2:0.

Te dy golat Newcastle i shënoi në pjesën e parë. Callum Wilson realizoi golin e parë në minutën e 31-të.

Kurse golin e dytë e që në fund doli të jetë i fitores e shënoi Miguel Almiron katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Goli i Harry Kanet në fillim të pjesës së dytë, nuk e shpëtoi Tottenhamin nga humbja.

Tottenhami mbetet në vendin e tretë me 23 pikë. Newcastle tani ka 21 pikë në pozitën e katërt.

Artikuj të ngjashëm