Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle me fitore të madhe në udhëtim

Newcastle ka shënuar fitore të madhe në udhëtim përballë Brentfordit. Newcastle të shtunën fitoi me përmbysje të rezultatit. Mposhti 2:1, ndonëse pjesën e parë e mbylli në disavantazh 1:0.

Ivan toney shënoi nga penalltia golin e epërsisë për Brentfordin në minutën e 45-të, ndërsa Newcastle barazoi shifrat në 1:1 nëpërmjet autogolit të David Rayas në minutën e 54-t. Alexander Isak në minutën e 61-të shënoi golin e fitores për Newcastlen.

Newcastle zë vendin e tretë me 56 pikë, kurse Brentfordi në vendin e nëntë me 43 pikë.