Bayern Munichu ka konfirmuar se operimi i gjurit të djathtë i Manuel Neuerit ka përfunduar me sukses të dielën.
Neueri e barazoi rekordin si lojtari me më së shumti fitore në Bundesligë, në momentin që Bayerni e mposhti Leipzigun të shtunën me rezultatin 3:2.
24 orë më vonë, portieri i bavarezëve u operua pasi mori një goditje në gju.
“Të gjithë në klub i dëshirojnë Manuelit rikuperim të mirë e të shpejtë dhe ne jemi të sigurt se ai do të kthehet në formën më të mirë fizike sërish”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq për faqen zyrtare të klubit.
Neueri do të mungojë në Ligën e Kampionëve në 1/8 e finales kundër Salzburgut.