Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nëntë sportistë kubanë ikin në Meksikë

Së paku nëntë lojtarë të rinj kubanë kanë ikur gjatë një turne në Meksikë, kanë njoftuar autoritetet, që është ikja më e madhe e sportistëve kubanë në vitet e fundit, raporton BBC.

Autoritetet kubane kanë thënë se veprimet e lojtarëve gjatë Kupës së Botës pëër U-23 ishin “braktisje e poshtër”.

Pjesa tjetër e ekipit, që ishte përbërë nga 24 lojtarë, u kthye të hënën.

Sportistët kubanë kanë një histori të ikjeve duke marrë pjesë në turne jashtë.

Bejzbollistët shpesh largohen për të firmosur kontrata me ekipe e ligës MLB të SHBA-së, pasi marrëdhëniet e acaruara mes SHBA-së dhe Kubës parandalojnë ata që të marrin pjesë në procesin e rregullt të angazhimeve nga klubet.

Edhe Aguirre largohet krenar, mbështet selektorin e ardhshëm të Meksikës Botërori 2026 Aguirre largohet krenar, mbështet selektorin e ardhshëm të Meksikës

Në deklaratën e lëshuar nga Instituti Nacional i Kubës për Sport thuhet se nëntë lojtarë kanë qëndruar në Meksikë. Por gazetari i bejzbollit Francys Romero thotë se bëhet fjalë për 12 lojtarë.

Një marrëveshje për të lejuar disa lojtarë kubanë që të nënshkruajnë me klube të MLB-së u anulua nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në vitin 2018, në tentim për t’i bërë presion Qeverisë në Kubë që të implementojë ndryshimet politike. Marrëveshja nënkupton se lojtarët nuk mund të arratisen e largohen nga Kuba në mënyrë të paligjshme.