Pos për përfaqësuesen e hendbollisteve, në verë aktivitete ishin paraparë edhe për përfaqësueset U-18 dhe U-20 të Kosovës në hendboll për meshkuj. Hendbollistët e rinj është dashur të luajnë në kampionatet evropiane të Divizionit B në Mal të Zi dhe Letoni.
Por ata nuk do të luajnë në korrik dhe gusht, ndërsa ka gjasë që mos të paraqiten fare në këta evropianë.
Komiteti Ekzekutiv i EHF-së ka vendosur të premten të shtyjë garat e kategorive të reja. Do të analizohet mundësia që kampionatet të mbahen në janar, ndërsa një vendim përfundimtar do të merret në qershor, raporton Koha.net.
EHF-ja indirekt e ka lënë të hapur mundësinë që këto kampionate të anulohen plotësisht, siç është vepruar me katër xhirot e kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve. Kosovës (femrat) i janë anuluar dy ndeshje me Bjellorusinë dhe nga një ndeshje me Gjermaninë dhe Slloveninë.
-
Anulohet Evropiani U-20 në hendboll
-
Në Kosovë gjatë verës organizohen dy Evropianë të divizionit B në hendboll
-
Kosova në grup me Ukrainën
-
Përfaqësueses që iu anuluan katër ndeshje, do të ketë sfida tjera ndërkombëtare këtë vit
-
EHF-ja ndryshon sistemin garues, Kosova vazhdon me katër skuadra të meshkujve dhe shpreson për më tepër sukses