Vetëm dy teniste që do të luajnë këtë vit në Wimbledon kanë fituar tituj të këtij turneu në konkurrencën individuale.
Asnjëra prej tyre nuk është tenistja amerikane, Serena Williams, dhe për këtë arsye turneu i këtij viti shihet si një mundësi e mirë në karrierë për konkurrentet e tjera.
“Kur Serena nuk është përreth, atëherë konkurrenca është e hapur dhe nuk ka favorite. Kjo është më se e sigurt”, thotë Martina Navratilova, që gjatë karrierës ka triumfuar nëntë herë në Wimbledon, dy herë më shumë se Serena Williams, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Me Serenan që është shtatzënë dhe jashtë fushave të tenisit të paktën deri në vitin tjetër, dy ish-kampionet e shortit të këtij viti janë Petra Kvitova dhe Venus Williams, motra e madhe e Serenas.
Si Venus Williams ashtu edhe Kvitova, për arsye të ndryshme konsiderohen favorite sentimentale të këtij viti në Wimbledon. Kjo për shkak se të dyja këtë herë do të ballafaqohen më shumë se me goditjet “forehand” dhe “backhand” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.