Këtë muaj do të nisin kualifikimet zyrtare për Kampionatin Botëror të aeroplanëve të letrës “Red Bull Paper Wings”.
E këto kualifikime, do të mbahen edhe në Kosovë, ku fituesit në tri disiplina do ta përfaqësojnë vendin në Botërorin që do të mbahet në qytetin e Salzburgut. Në ngjarjet kualifikuese që do të mbahen në Prishtinë, më datat 24, 26 dhe 31 mars, studentët do t’i shfaqin aftësitë e tyre të pilotimit në tri kategori: Qëndrimi më i gjatë në ajër, distanca më e gjatë dhe Aerobatika (që mbahet në Instagram). Kualifikimet për këtë ngjarje do të mbahen në 62 shtete botërore, ndërsa Kosova është paraqitur në dy ngjarjet e fundit me garuesit e saj.
“Kampionati më i madh në botë i aeroplanëve të letrës është kthyer! Red Bull Paper Wings po fillon prapë fluturimet për pilotët e aeroplanëve të letrës në Kosovë dhe anë e mbanë botës. Dy prej kategorive të garës lansohen nga Prishtina, ndërkaq kësaj radhe, kategoria e Aerobatikës fillon në Instagram”, thuhet në njoftim.