Nëse jo për suksese, Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka vite që prin për zhvillime të brendshme e pakënaqësi të shfaqura, shkruan sot Koha Ditore.
Një lëvizje tipike për FVK-në është shënuar edhe të mërkurën. Përmes një e-maili që është dërguar nga sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Blerim Gërguri, është bërë e ditur për një shkresë për dorëheqjen e shumicës së anëtarëve të Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe për propozimin për Këshillin e Përkohshëm Udhëheqës, i cili do të caktojë datën e Kuvendit Zgjedhor.
Përmes shkresës është bërë e ditur për dorëheqjen e shtatë anëtarëve të Bordit të FVK-së, duke përfshirë edhe dy nënkryetarët Blerim Gërguri e Feime Shala. Firmat në shkresën për dorëheqje i kanë vënë edhe anëtarët e Bordit, Abedin Mehani, Kristina Lazri, Alban Brajshori, Naim Lakna e Milot Podvorica. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në mbledhjen me shumë tension e akuza bëhet zgjidhje e përkohshme për volejbollin
-
“Hallakamë” në Federatën e Volejbollit
-
Gjinovci rizgjidhet kryetar i Federatës së Volejbollit
-
Dhjetë anëtarë të bordit japin dorëheqje, Federata e Karatesë drejt zgjedhjeve të reja
-
Dervishaj shpall kandidaturë për kryetar të Federatës së Volejbollit