Barazimi si për Ferronikelin ashtu edhe për Llapin do të ishte një hap prapa në luftën për titull të kampionit të Kosovës në futboll.
Tash që liderja Trepça '89 ka mposhtur përcjellësen e parë, Prishtinën, një barazim mes këtyre skuadrave do të bënte që edhe ato të mbeteshin shumë prapa me ekipin mitrovicas, kanë vlerësuar trajneri i Ferronikelit, Afrim Tovërlani dhe ai i Llapit, Tahir Batatina.
Të dy trajnerët kanë vlerësuar se do të jetë një sfidë e vështirë. Ndeshja e xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet të mërkurën (sot, 13:00) në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas.
Kampioni në fuqi Ferronikeli dhe Llapi kanë pikë të barabarta, 39 pikë, plot nëntë më pak se Trepça '89 që kryeson.
Ndeshjet e javës 20 në Superligë:
E martë
Trepça '89 - Prishtina 1:0
(Shënues: John 4')
E mërkurë (13:00)
Gjilani - Liria
(Arbitra: A. Tahiri, R. Hyseni, A. Latifi, M. Baliu)
Besa - Hajvalia
(Arbitra: V. Kastrati, G. Hyseni, E. Bicaj, I. Shuleta)
Drenica - Trepça
(Arbitra: B. Jahmurataj, D. Preniqi, K. Bajrami, M. Bejtullahu)
Ferronikeli - Llapi
(Arbitra: G. Nuza, F. Berisha, G. Mehmeti, S. Jusufi)
Ferizaj - Drita
(Arbitra: F. Tahiri, B. Morina, B. Rama, I. Ceroviku).