Presidenti i Këshillit Botëror të Boksit (WBC), Mauricio Sulaiman, ka premtuar se në brezin e ardhshëm të WBC-së do të vendoset edhe flamuri i Kosovës, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, Nexhmedin Zeka.
Në një deklaratë për KOHËN, Zeka ka thënë se ky premtim ka ardhur në një takim që ka pasur me Sulaimanin në Tiranë me ftesë të Unionit të Boksit Shqiptar. UBSH-ja të hënën u zyrtarizua si pjesë e WBC-së.
Federata e Kosovës është anëtare me të drejta të plota në WBC që nga viti 2013.
FBPK-ja i ka dhënë një dhuratë me hartë të Kosovës Sulaimanit.

Artikuj të ngjashëm