Spektatorët e ndeshjeve të Kampionatit Botëror do të shohin reprizat e incidenteve që rishikohen nga teknologjia VAR, përmes ekraneve të mëdha në stadium, ka njoftuar FIFA.
FIFA, duke iu përgjigjur kritikave se tifozët në stadiume janë në errësirë për përdorimin e teknologjisë VAR, duke ka thënë se edhe këta shikues do të informohen kur një vendim do të rishikohet.
Sistemi tashmë është në përdorim në Serie A dhe Bundesligë, ndërsa UEFA ka bërë të ditur se nuk planifikon që së shpejti ta përdorë në garat evropiane.
Bordi që mori këtë vendim ka deklaruar se shikuesit do ta shohin përsëritjen njësoj siç e sheh gjyqtari.
Artikuj të ngjashëm
-
Vendimet e VAR-it në Premier Ligë mund t’i shikojnë edhe fansat në stadium
-
Zyrtare: VAR-i do të përdoret në Botëror
-
Teknologjia VAR do të përdoret në Botëror për katër raste
-
Trajnerët në Serie A të zemëruar me referët dhe sistemin VAR
-
FIFA me ndryshime të procedurës së VAR-it që nga ndeshja Franca – Maroku