Barazimi i Juventusit kundër Atalantas në Torino 1:1, ishte i gjashti në 12 ndeshje të këtij sezoni.
Kjo është hera e parë pas sezonit 1983/1984 që “Zonja e Vjetër” barazon në kaq shumë duele në ligë. Në atë kohë, Juventusi e kishte mbyllur kampionatin në vendin e gjashtë. Ndërkaq këtë edicion, pas 12 xhirove të zhvilluara, renditet në vendin e 3-të me 24 pikë, 4 më pak se lideri, Milani.
Së bashku me Milanin, janë skuadrat e vetme në ligë deri më tani që nuk kanë pësuar humbje.
Juventusi është kampion në fuqi i Serie A.
Artikuj të ngjashëm