Shikuesit e rastësishëm të ndeshjes të së martës në Ligën e Kampionëve mund të kenë menduar për një çast se po shikonin përsëritjen e çerekfinales ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Cityt.
Në bankinën e njërës skuadër ishte një trajner tullac me mjekër, duke i dhënë instruksione skuadrës së tij të talentuar që të luajë me pasime, presion dhe futboll shumë atraktiv, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Ngjashmëria e trajnerit të Ajaxit, Erik Ten Hag, me Pep Guardiolan e Manchester Cityt nuk është vetëm në pamje, por ata kanë të njëjtën filozofi, pjesërisht të formuar gjatë dy vjetëve që kaluan së bashku te Bayern Muencheni.
Mirëpo, kritika kryesore që i bëhet Guardiolas, se ai ka buxhet pa kufi për të shpenzuar te Manchester City, nuk mund t'i bëhet asnjëherë Ten Hagit. Vërtet, për një trajner që mund të udhëheqë Ajaxin drejt finales së parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 1996, Ten Hag 49-vjeçar ka qenë kryesisht në hije.
Derisa Frenkie De Jong, kapiteni i ri, Matthijs De Ligt, dhe shënuesi i golit Donny van de Beek po festonin një fitore tjetër, që shënuan të martën mbrëma në Londër, Ten Hag bëri një hap tjetër në karrierën e trajnerit që vazhdimisht po rritet....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)