Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndeshja Liverpool-Leipzig mund të luhet në terren neutral

Ndeshja në mes Liverpoolit dhe Leipzigut mund të luhet në një terren neutral. Kështu të paktën kanë raportuar mediat angleze të martën.

Liverpooli do të takohet në 1/16 e finales të Championsit kundër Leipzigut më 16 shkurt.

Por Qeveria gjermane ka njoftuar se do të ketë kufizime të hyrjeve në Gjermani nga shtetet si Britania e Madhe, Brazili, Portugalia dhe Afrika e Jugut për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo mund të nënkuptojë që ndeshja të zhvillohet në një vend neutral nëse skuadra e Jurgen Kloppit nuk lejohet të futet në Gjermani për të luajtur në stadiumin “Red Bull Arena”. Një alternativë tjetër është që Liverpooli në ndeshjen e parë të jetë vendas, kurse në atë të kthimit më 10 mars ta luajë në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm