Ndeshja në mes të Lirisë dhe Ballkanit do të zhvillohet të dielën. Komisioni i Garave i FFK-së të hënën e ka shfuqizuar vendimin e 24 janarit dhe ka vendosur që ndeshja e javës së 19-të të Superligës së Kosovës të luhet të dielën.
Në arsyetimin e KG-së thuhet se “pas informatave dhe fakteve të reja, lojtarët e Lirisë që u paraqitën në Kupën e Afrikës kanë përfunduar garat dhe obligohen të paraqiten me kohë te Liria për ndeshjen e parë të stinorit pranveror”.
Liria pati dy lojtarë që u paraqitën për Namibinë në Kupën e Afrikës. Klubi prizrenas kërkuar të shtyhet ndeshja me arsyetimin se lojtarët e saj luajnë në Kupën e Afrikës. Namibia u eliminua nga Kupa e Afrikës. Për Namibinë u paraqitën Prins Tjiueza dhe Aprocius Petrus. Tjiueza është larguar nga Liria për ta vazhduar karrierën në Cape Town City të Afrikës së Jugut.
Në vjeshtë, Ballkanit i janë shtyrë shumë ndeshje të Superligës.