Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ndërron jetë futbollisti i Boavistas

Një lajm i rëndë ka tronditur futbollin evropian. Edu Ferreira ka humbur betejën me kancerin në moshën 20-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur klubi portugez Boavista pjesë e cilës ka qenë Ferreira, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

20-vjeçari ishte diagnostikuar me një tumor në këmbë në muajin nëntor të vitit 2016, kur edhe kishte njoftuar largimin nga futbolli, për t’iu nënshtruar terapisë shëruese.

Megjithatë, Ferreira nuk ka mundur ta mposhtë sëmundjen dhe është ndarë nga jeta të dielën.

Edhe pse lojtari nuk ka qenë në gjendje të luajë më, Boavista nuk ia ka prishur kontratën, madje ka vazhduar t’ia paguante rrogën.

Klubi ka njoftuar përmes faqes zyrtare ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit.

“Edu na ka lënë, por ai do të jetë përgjithmonë në mesin tonë. Është shumë e vështirë që t’i kuptosh sfidat e tilla, sidomos kur dhembja të troket në derë dhe e kupton që ke humbur dikë shumë të dashur. Ne do t’ia dedikojmë këtë ditë atij, për kohët e bukura që kemi kaluar së bashku”, thuhet në njoftimin e klubit.