Është ndërprerë ndeshja në mes të Bashkimit dhe Trepçës që po luhet në Suharekë.
Në minutën e 18-të erdhi te një reagim i Mikaile Tmushiqit të Trepçës, ndërsa më pas kishte hedhje të gjësendeve në parket, duke përfshirë edhe karrige.
Më pas ka pasur edhe tollovi mes lojtarëve. Trepça po udhëheq 43:34.
Basketbollisti i Trepçës, Tmushiq, hodhi karrigen për dyshemeje, pas një momenti nervozizmi dhe kjo solli reagimin e tifozëve në tribuna.