Është ndërprerë gara e përvitshme e kërcimeve nga Ura e Fshejt në Gjakovë.
Policia ka shpërndarë të pranishmit pasi njoftohet se nuk i kanë respektuar masat për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.
Njoftimin për ndërprerjen e kësaj gare e kanë bërë edhe organizatorët përmes një postimi në Facebook.
“Gara e cila është paraparë të mbahet sot është anuluar për një afat të pacaktuar, arsyeja është mosrespektimi i distancës dhe mosvendosja e maskave”, thuhet në postimin e Bridge Driver.
Koha është duke pritur përgjigje nga Policia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Urën e Fshejt mbahet gara tradicionale e kërcimeve
-
“Drag Race” anulohet pas rrahjes së garuesve
-
Në Kosovë garat e skijimit shtyhen edhe kur bie borë
-
FSK-ja angazhohet në gjetjen e një personi që dyshohet se ra nga Ura e Fshajtë
-
Gruaja nga Gjakova dyshohet se kërceu nga kati i dytë, Policia nis hetimet