Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nazmi Gripshi: Kemi bërë gjysmën e punës

Nazmi Gripshi ka luajtur tjetër ndeshje të mirë për Ballkanin.

Ai asistoi në golin e Meriton Korenicës për rezultatin 1:0 ndaj Lincolnit.

“Në pjesën e parë kishim pak probleme, fusha na penalizoi në ndërtimin e lojës. Në pjesën e dytë kemi ndryshuar mënyrën e lojës dhe shënuam dy gola”, ka thënë Gripshi. Ndeshja e kthimit luhet në Gjibraltar. Lincolni natyrisht do ta synojë përmbysjen. “Të rrezikshëm kundërshtarët do të jenë pasi janë në shtëpinë e tyre. Por mendoj që kemi bërë gjysmën e punës në ‘Fadil Vokrri’. Na presin edhe 90 minuta për ta siguruar kualifikimin”. Ballkani u paraqit pa Albion Rrahmani tashmë të larguar dhe mesfushorin e lënduar, Lindon Emërllahu. “Futbollistët që hyjnë në formacion e kanë më të vështirë. Por kështu e ka futbolli. Disa largohen, disa vijnë. Do të bëjmë çmos të arrijmë aty ku kemi dëshirë”, ka theksuar Gripshi.

Artikuj të ngjashëm