Portieri i Real Madridit, Keylor Navas është shpallur portieri i sezonit në Ligën e Kampionëve.
Në sezonin e kaluar ai ishte një nga më meritorët që Real Madridi e fitoi për herë të tretë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net.
Në garë për portierin më të mirë ai e mposhti Alisson Beckerin, dhe Gianluigi Buffon.
Ai është shprehur shumë i lumtur për këtë çmim personal, ndërsa thotë se drejt suksesit është shumë i rëndësishëm komunikimi me mbrojtësit.