Manchester Unitedit do t'i ofrohet mundësia për të transferuar portierin kostarikan të Real Madridit, Keylor Navas, raporton "The Telegraph" të dielën.
Navas 32-vjeçar ka humbur vendin e titullarit te Real Madridi dhe skuadra madrilene po mendon të përdorë atë si shkëmbim për të sjellë portierin spanjoll të Unitedit, David De Gea.