Ish-mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, ka pohuar se forma e dobët e klubit londinez është shkaku i lojtarëve dhe jo shkaku i Arsene Wengerit.
Arsenali ka pësuar disfatë në tri nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat ndërsa e ardhmja e Wengerit mbetet në dyshim.
“Nuk mund ta kritikoni një njeri si Wenger – është e pamundur”, ka thënë Nasri për Sky Sports.
“Arsenali është klub i madh, por më të madh e ka bërë ai. Njerëzit duhet të jenë të drejtë, nuk është faji i tij që Arsenali është në këtë pozitë, faji është te lojtarët”.