Napoli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme për të vazhduar luftën për titull në Serie A.
Skuadra e Maurizio Sarrit shënoi fitore minimale në udhëtim, 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Mertens, raporton Koha.net.
Belgu realizoi në minutën e 65 pas asistimit nga Callejon.
Të plotë në këtë takim ishin edhe dyshja shqiptare, që në këtë takim ishin kundërshtar. Hysaj për Napolin, e Etrit Berisha për Atalantan.
Napoli vazhdon të jetë lider, tani me 54 pikë, përderisa Atalanta ka 30 pikë në vendin e shtatë.
Artikuj të ngjashëm