Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli synon të vazhdojë me Osimhenin e Zielinskin

Victor Osimhen - Napoli

Napoli dëshiron që të mos ketë telashe në afatin kalimtar të ardhshëm dhe ia ka vendosur datat e fundit për vazhdimin e kontratës, dy yjeve të skuadrës.

Nga Napoli që e fitoi Scudetton në edicionin e kaluar, në verë janë larguar qendërmbrojtësi Kim Min-Jae që u transferua te Bayern Munichu për 50 milionë euro, si dhe Hirving Lozano që u transferua te PSV Eindhoveni për 15 milionë euro.

Por, napolitanët nuk dëshirojnë të humbin yjet si Victor Osimhen, Khivcha Kvaratskhelia dhe Piotr Zielinski.

Osimhenit dhe Zielinskit u është thënë që kontratat e reja duhet t’i nënshkruajë deri në fund të këtij viti, për të mos ndodhur ndonjë befasi në muajin janar.