Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli synon edhe një hap drejt titullit

Napoli synon edhe një hap drejt titullit

Napoli do të mundohet të kthehet me rezultat pozitiv në elitën e futbollit të Italisë, pas eliminimit befasues në Kupë.

Napoli të shtunën luan në udhëtim te Salernitana, në ndeshjen që nis në orën 18:00, e që i takon xhiros së 19-të të Serie A.

Napoli është lider me 47 pikë dhe tashmë është shkëputur nga ndjekësit. Milani i vendit të dytë i ka 38 pikë.

Salernitana në fundjavën e kaluar u turpërua nga Atalanta. 8:2, ndërsa tani ka seri prej gjashtë ndeshjeve pa fitore.

Salernitana zë pozitën e 16-të me 18 pikë. Ka nëntë pikë më shumë se skuadrat e zonës që dërgon një rang më poshtë.

Lazio – Milan vlerësohet njëra prej ndeshjeve derbi në futbollin italian këtë fundjavë.

Kjo ndeshje luhet të martën prej orës 20:45 dhe e mbyll xhiron e 19-të.

Milani u turpërua nga Interi në mesjavë në finalen e Superkupës së Italisë, por ndaj Lazios synon fitore. Te skuadra nga Roma nuk do të luajë sulmuesi i rrezikshëm, Ciro Immobile, që është i lënduar.

Interi luan të hënën ndaj Empolit, në orën 20:45, pas angazhimit që e pati në Superkupën e Italisë, që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Juventusi luan të dielën nga ora 20:45, kundër Atalantas në superformë.

Artikuj të ngjashëm