Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli kalon në epërsi ndaj Barçës

Skuadra e Napolit ka kaluar në avantazh ndaj Barcelonas në ndeshjen e parë të plejofit në Ligën e Evropës.

Në duelin që po luhet në "Camp Nou", rezultati u zhbllokua në minutën e 30-të. Mesfushori Piotr Zielinski shënoi gol në tentimin e dytë pas asistimit të Eljif Elmasit nga krahu i djathtë.

Para golit të Napolit, Barcelona lëshoi një rast të mirë kur Ferran Torres gjuajti jashtë portës.