Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli fiton rastin në gjykatë ndaj Higuainit

Napoli ka konfirmuar se ka fituar në gjykatë rastin ndaj sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain.

Argjentinasi ishte larguar nga Napoli në verën e kaluar, pasi Juventusi kishte aktivizuar klauzolën e lojtarit, por më pas ai kishte paraqitur një kërkesë në gjykatë për 600 mijë euro të papaguara për të drejtat e imazhit, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar ishte raportuar se kjo çështje ishte mbyllur pasi avokatët e Higuainit nuk kishin dorëzuar dokumentet e duhura, por Napoli sot ka konfirmuar se e ka fituar këtë çështje.

“Napoli fiton arbitrazhin ndaj Higuainit. Higuain është urdhëruar të paguajë shpenzimet gjyqësore”, thuhet në një postim të Napolit.