Napoli ka harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve, duke mposhtur 3 me 0 Crotonen në xhiron e 28-të të Series A.
Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens ishin meritorët për këtë fitore. Të dy shënuan nga një gol nga penaltia, ndërsa Insigne shënoi edhe një tjetër për fitoren e 18-të sivjet.
Napoli është i dyti me 60 pikë, dhjetë prapa Juventusit që prin bindshëm në tabelë. Roma si e treta ka një pikë dhe një ndeshje më pak se Napoli.