Napoli ka shënuar fitore në udhëtim te Atalanta, me rezultatin 3:1.
Me këtë fitore skuadra e udhëhequr nga trajneri Luciano Spalleti ka mbajtur hapin në garë për titull të kampionit në Serie A.
Në pjesën e parë Napoli realizoi dy gola. Në minutën e 14-të Lorenzo Insigne shënoi nga penalltia për 1:0.
Golin e dytë mysafirët e realizuan në minutën e 37-të. Ishte Matteo Politano që ngriti epërsinë në 2:0.
Në pjesën e dytë vendasit arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 58-të me Marten de Roon.
Golin e qetësisë për Napolin e realizoi Elfi Elmas. Ai realizoi në minutën e 81-të për 3:1.
Te Atalanta 63 minuta u aktivizua Berat Gjimshiti derisa te Napoli mungoi Amir Rrahmani shkaku i kartonëve.
Me këtë fitore Napoli është në pozitën e dytë me 66 pikë. Atalanta është në pozitën e shtatë me 51 sosh.