Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Namani edhe dy vjet te Drita

Mesfushori Hamdi Namani e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vjet me Dritën, thuhet në njoftimin e klubit të mërkurën.

Namani para tri sezoneve iu bashkua Dritës, ekip me të cilin ka fituar titullin e kampionit.

"Klubi ynë FC DRITA dhe Hamdi Namani-Lumi kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite të tjera", thuhet në njoftimin e Dritës në Facebook.

"Namani është pjesë e klubit tonë tani e tri vite, ku deri më tani ka zhvilluar 103 ndeshje zyrtare në tri kompeticione dhe ka shënuar 18 gola".

Artikuj të ngjashëm