Nadia Nadim është e pandalshme. Duhet ta largosh atë zvarrë nga fusha stërvitore e Portland Thornsit, ku ajo me kënaqësi stërvit gjuajtjet edhe disa orë pas përfundimit të seancës stërvitore.
Ajo shkëlqen në klasë, ku studion për mjekësi në kohën e lirë. Mund të dëgjohet e qeshura e saj nëpërmjet linjës telefonike. Në zërin e saj vërehet një lumturi. Ajo është dukshëm larg nga ku ka nisur.
Kur Nadim ishte vajzë e vogël, babai i saj solli në shtëpi një top të futbollit, përcjell Koha Ditore.
"Një nga ata të vjetrit nga vitet ‘70, me rrathë të zinj. Unë dhe motra ime nuk dinim shumë për futboll, kështu që luanim volejboll dhe luanim me kapje. Çfarëdo që bënim ishte argëtim", thotë ajo në një intervistë për FIFA.com, duke kujtuar ato momente sikur të ishin dje.
Kjo kishte ngjarë nën regjimin taliban në Afganistan....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Nëna e djali në Botëror, e kemi rastin e parë
-
Futbollistet e Afganistanit lejohen të kthehen në garat e FIFA-s
-
Futbollisti i Marseilles kolapsoi pas dhjetë minutash lojë
-
Volejbollistja braziliane akuzon Federatën shqiptare për diskriminim pasi iu kërkua testi i gjinisë
-
Historia frymëzuese e mundësit kosovar