Tenisti i madh spanjoll, Rafael Nadal ka kërkuar të shtyhet një ndeshje virtuale e tenisit për shkak të një “çështje me shpinë”, ka shkruar BBC të hënën.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i turneut “Madrid Open Virtual Pro”, Feliciano Lopez.
Nadal është një prej 32 yjeve që po garojnë në një videolojë të turneut të njohur të tenisit, që është dashur të mbahet javën e ardhshme.
Pasi e mposhti kanadezin Denis Shapovalov në meçin hapës të turneut kryesor ku luajnë tenistët, Nadal është dashur të përballet me yllin spanjoll të YouTube-s, DjMariio, në një meç të ndarë me qëllim bamirës.
Por Lopez ka thënë se fituesi i 19 turneve Grand Slam i ka dërguar mesazh më herët të hënën duke i kërkuar që ndeshja me “gamerin” të shtyhet.
Edhe
Pensionohet Rafael Nadal
“Ai ka pasur një çështje me shpinën e tij dhe ishte pak i lënduar. Kështu që ka kërkuar të luaj ndaj DjMariios nesër”, ka thënë Lopez.
“Kam marrë një mesazh nga Rafa para se ai të luaj me Shapovalovin, ku më ka treguar se ka lënduar veten. Nuk e di nëse ka ushtruar apo çka. Por ai ishte i brengosur për lëndimin. Më ka thënë, të luaj meçin me Shapovalovin dhe kjo mjafton për sot. Nesër do të provoj të luaj ndaj DjMariios”.