Zëvendëskryeministri i Rusisë, Vitaly Mutko, që është suspenduar përjetë nga Lojërat Olimpike këtë muaj, të mërkurën ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Komitetit Organizativ të Botërorit "Rusia 2018" në futboll. Ai, vendimin e ka kumtuar për agjencinë ruse të lajmeve TASS.
Alexei Sorokin, shefi ekzekutiv i komitetit, do të marrë përgjegjësitë e Mutkos, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
"Sorokin do të bashkëveprojë me FIFA-n. Unë do të koordinoj punën nga ana e Qeverisë", ka thënë Mutko.
Rusia do ta organizojë Botërorin e vitit të ardhshëm në 11 qytete, përfshirë Moskën, St. Petersburgun dhe Sochin...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm