Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi shpreson në qëndrimin e Sanchezit

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, shpreson që bashkëlojtari i tij Alexis Sanchez të vazhdojë qëndrimin në klub.

Kiliani ende nuk ka vazhduar kontratën edhe pse bisedimet nisën në fund të sezonit të kaluar.

Sanchezi në sezonin 2016-17 realizoi 30 gola e 13 asistime në të gjitha garat, por ngecjet për kontratën e re joshën interesimin e Manchester Cityt, Chelseat dhe Bayern Munichut.

“Shpresoj të qëndrojë”, ka thënë Mustafi për Bildin. “Është lojtar i jashtëzakonshëm, për mua njëri prej më të mirëve në botë. Kam parë pak lojtar që janë të uritur si ai. Kur e ka topin të gjithë e dinë se çfarë mund të ndodhë”.

“Mund të luajë në secilin ekip. Mund të luajë kudo, madje edhe te Bayerni”, ka thënë Mustafi.

Artikuj të ngjashëm