Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi realizon ndaj Unitedit, Martiali përgjigjet për katër minuta

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka realizuar gol për skuadrën e tij në përballjen me Manchester Unitedin në xhiron e 15-të në Premier Ligë.

Ai shënoi me kokë pas harkimit nga Lucas Torreira në minutën e 26-të për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kjo epërsi zgjati vetëm katër minuta. Ishte Anthony Martial që barazoi gjithçka në 1 me 1, në minutën e 30-të.