Mbrojtësi i Përfaqësueses së Maqedonisë Veriore, Visar Musliu, beson se në qershor do të kenë paraqitje të mira në Ligën e Kombeve.
“Pas ndeshjeve të mëdha ndaj Italisë dhe Portugalisë në plejofin e Kupës së Botës, është normale që duam të vazhdojmë me lojëra të mira dhe është e sigurt se dëshira në Ligën e Kombeve është të nisim me fitore. Ardhjet e reja në skuadër na japin besim shtesë dhe e rifreskojnë ekipin. Askush nga ne nuk mendon për pushime kur luajmë për përfaqësuese, edhe nëse këto lojëra vijnë në fund të sezonit”, ka thënë Musliu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMaqedonia ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve e zhvillon kundër Bullgarisë si mysafir më 2 qershor. Ndeshjen e dytë e ka kundër Gjibraltarit më 5 qershor, ndërsa dy duelet në Shkup i luan më 9 qershor kundër Gjeorgjisë dhe kundër Gjibraltarit më 12 qershor.