Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Musiala, më i miri i ndeshjes

Mesfushori i Bayernit, Jamal Musiala, është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes me Barcelonën. Më të mirën e ndeshjes e shpallin ekspertët e angazhuar nga UEFA.

“Paraqitje e matur dhe intelegjente. Ishte pjesë esenciale e strukturës mbrojtëse të Bayernit dhe më pas vazhdimisht lojtari kryesor për të dominuar Barçën në posedim. Paraqitje impresive”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

Musiala ka thënë se ndeshja ndaj Barçës ishte speciale.

“Të gjithë kanë dashur fitoren, kjo ndihej edhe te tifozët. Të gjithë ishin të uritur. Secili lojtar ëndërron për ndeshje si kjo. Tifozët ishin të mahnitshëm dhe ndeshja ishte shumë interesante”, ka theksuar Musiala.

Artikuj të ngjashëm