Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Murray po synon të kthehet në tenis

Tenisti britanik Andy Murray thotë se është çliruar nga dhembjet pas operimit në legen, por gjasat e tij që të luajë në Grand Slamin “Wimbledon” këtë vit janë më pak se 50 për qind.

Murray i është nënshtruar një operimi në legen në janar, ndërsa operimi kishte edhe rrezikun se ai mund të mos luante kurrë më tenis profesionist, shkruan “Koha Ditore”.

Mirëpo, fituesi i tre Grand Slameve kishte thënë se ajo ishte mundësia e vetme nëse dëshironte të kthehej ndonjëherë në gara.

“Rehabilitimi po shkon ngadalë, por mirë”, ka thënë 31-vjeçari, përcjell “BBC”. “Unë dua të vazhdoj të luaj, kam thënë në Australi. Çështja është se nuk e di nëse kjo është e mundur. Operacioni ka shkuar mirë. Unë po ndjehem mirë dhe po eci pa dhembje, gjë që nuk kishte ndodur në dy vitet e fundit. Unë nuk jam në presion për të vazhduar karrierën. Dua të pres e të shoh. Nuk e kam të lejuar të bëjë lëvizje të mëdha në katër muajt e parë pas operimit dhe vetëm pas kësaj mund të shoh nëse mund të luaj sërish”.

Artikuj të ngjashëm