Vedat Muriqi është aktivizuar në dhjetë minutat e fundit në barazimin e Mallorcas në udhëtim te Villarreali.
Muriqi nuk kishte luajtur prej 12 nëntorit kur u lëndua me Kosovën në fitoren ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Megjithatë, ai luajti prej minutës së 80-të në barazimin 1:1 të Mallorcas, në ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligas.
Alexander Sorloth shënoi për vendësit në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë.
Mallorca e mori një pikë falë golit që e shënoi sulmuesi Javier Llabres në minutën e parë të kohës shtesë.
Mallorca pas 21 ndeshjeve zë vendin e 15-të me 20 pikë, aq sa ka edhe Villarreali në vendin e 14-të.