Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriqi kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka insistuar se “Dardanët” do të futen vetëm për fitore në ndeshjen kualifikuese ndaj Gjeorgjisë.

Dueli mes Kosovës dhe Gjeorgjisë, do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Ndaj Gjeorgjisë dalim për fitore, por normalisht që duhet të japim më të mirën. Po ashtu pres të kemi paraqitje më të mirë sesa ndaj Suedisë dhe besoj që jemi të gatshëm. Atmosfera është shumë e mirë brenda ekipit, njihemi me njëri tjetrin dhe vazhdimisht jemi bashkë”, është shprehur Muriqi. “Ne duhet ta përkrahim njëri tjetrin deri në momentin e fundit. Duhet të jemi pozitivë dhe të presim deri në fund”.