Vedat Muriqi është shprehur tejet i lumtur me fitoren e parë historike në kualifikimet e Botërorit, pasi Kosova mposhti 1:0 në udhëtim Gjeorgjinë.
‘’Në përgjithësi, jam i lumtur për fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit. Fitore për me u kthjellë. Nuk ka rëndësi kush shënon, por e rëndësishme që të fiton Kosova. Shpresoj që të tregojmë lojë të mirë edhe ndaj Greqisë dhe të bëjmë 6 pikë. Kur fitorja vjen si mysafir është edhe më e mirë. Ishte fitorja e parë. Do pushojmë dy ditë. Do të mundohemi të nxjerrim fitore edhe ndaj Greqisë. Do të koncentrohemi maksimalisht’’, deklaroi pas ndeshjes sulmuesi i Lazios.
Ai foli edhe për punën me trajnerin e Lazios, Maurizio Sarrin.
‘’Punoj me një trajner që është ndër 10 më të mirët në botë. Ai nuk e ka qef lojën me topa të gjatë. Me Sarrin e pamundur të luhet me topa të gjatë. Unë dhe Nuhiu kemi provuar të luajmë në ajër shumë dhe të marrim faulla. Kjo ka qenë edhe taktikë dhe besoj që e kemi ndihmuar Kosovën’’, shprehet tutje Muriqi.
-
Muriqi: Jemi të lumtur, por na ka mbetur edhe një hap për të arritur në Botëror
-
Muriqi: Ndaj Greqisë luajmë për fitore
-
Muriqi i lumtur për golat e shënuar ndaj San Marinos, pas sezonit të vështirë me Lazion
-
Muriqi: Mund të jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Lituanisë
-
Muriqi: Pres fitore në ndeshjet e radhës, t’i japim fund serisë negative