Vedat Muriqi dhe Loriana Kuka janë zgjedhur sportistët më të mirë të vitit 2019 në ceremoninë “Sportisti i Vitit”, nga Grupi KOHA.
Sulmuesi shtatgjatë Muriqi ka shkëlqyer në vitin 2019 për Fenerbahçen dhe ka qenë me rol kyç për sukseset e Kosovës. Në anën tjetër, xhudistja Loriana Kuka pati vit të mrekullueshëm duke vazhduar t’i sjellë Kosovës medalje në këtë sport.
Sportistja më e mirë e re e vitit u shpall xhudistja Laura Fazliu, ndërsa te meshkujt më i miri ishte Muhamet Ramadani në atletikë.
Në kategorinë e klubeve, te femrat klubi i futbollit Mitrovica u shpall më i miri, ndërsa te kategoria e meshkujve çmimi i takoi Feronikelit.
Pos 7 kategorive për të cilat u ndanë çmimet tradicionale, Grupi Koha ndau edhe disa çmime, mirënjohje të veçanta.
Edhe
Distria Krasniqi e Islam Selmani sportistët më të mirë të vitit 2025 sipas KOHËS
Sportisti i vitit, sipas votimit në internet (në Koha.net), ishte Vedat Muriqi.
Me çmimin “Majlinda Kelmendi” për arritje kulmore në sport u nderua ish-futbollisti e tash trajner, Luan Prekazi.
Mirënjohjen për “Punëtorin më të mirë sportiv të vitit 2019” e mori përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, për kontributin e tij në sukseset e Kosovës.
Mirënjohje “Post-Mortem” u dedikua për gazetarin Agim Binaku.
E, për trajnerin e xhudos Driton Kuka u nda çmimi i veçantë për kontribuues të madh të sportit.
Kjo është lista e çmimeve të sivjetme në ceremoninë “Sportisti i vitit” nga Grupi KOHA:
Sportistja e re e vitit – Laura Fazliu
Sportisti i ri i vitit – Muhamet Ramadani
Edhe
Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga
Sportisti i vitit sipas votimit në internet – Vedat Muriqi
Klubi i vitit te femrat – KFF Mitrovica
Klubi më i suksesshëm i vitit te meshkujt - KF Feronikeli
Sportistja e vitit 2019– Loriana Kuka
Sportisti i vitit 2019 – Vedat Muriqi
Çmimi “Majlinda Kelmendi”, për arritje kulmore në sport – Luan Prekazi
Mirënjohjen për “Punëtorin më të mirë sportiv të vitit 2019” – Bernard Challandes
Mirënjohje “Post-Mortem” – Agim Binaku
Edhe
“Shtëpia” e xhudistëve kampionë do të shndërrohet në muze
Çmimi i veçantë për një kontribuues të madh të sportit – Driton Kuka
Ky ishte edicioni i 21-të i ceremonisë “Sportisti i Vitit”, i Grupit KOHA.