Gazeta e madhe “Mundo Deportivo” i ka vlerësuar të turpshme skenat në stadiumin e Espanyolit.
Derisa lojtarët e Barcelonës po festonin titullin e kampionit dhe kishin krijuar një rreth të madh në mesin e fushës duke vallëzuar, ultrasit e Espanyolit u futën në fushë dhe tentuan t’i sulmojnë lojtarët e Barçës.
Lojtarët vrapuan shpejtë në drejtim të zhveshtoreve, ndërsa tifozët u përballën me forcat e sigurimit. Më parë janë parë duke shkatërruar gjëra në stadium.
Mundo Deportivo ka shkruar se asnjëri lojtar i Barcelonës nuk është dëmtuar dhe se ata janë larguar me kohë nga fusha.
Madje huliganët janë munduar të hyjnë në objektet e brendshme të stadiumit. Janë përleshur me policinë dhe kanë hedhur gjësende në drejtim të saj.
Kur situata është dukur të jetë qetësuar, tifozët janë kthyer edhe njëherë dhe janë përballur me forcat e sigurisë. Por tifozët janë pamundësuar që t’u afrohen lojtarëve të Barçës.