Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho tregon cili lojtar po i mungon që nga largimi

Trajneri portugez tregon se qysh tani po e ndjen mungesën e Wayne Rooneyt.

Rooney është larguar nga Manchester United gjatë kësaj vere, për t’iu bashkuar Evertonit, skuadër me të cilën e ka nisur karrierën si futbollist.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por trajneri i ‘Djajve të Kuq’, thotë se i mungon 31-vjeçari, që i ka dhënë lamtumirën Old Traffordit pas 13 viteve, transmeton kp.

“Më mungon shumë, pasi që kam pasur një raport të mirë me të, Rooney është një djalosh fantastik”, ka deklaruar Mourinho për The Telegraph.

“Unë nuk jam një tip që emocionohem në punën që bëj, por ja që largimi i tij më ka bërë të ndihem keq. Jam i sigurt që Rooney do të jetë një transferim i duhur për Evertonin, ashtu si edhe Evertoni do të jetë skuadra e duhur për të”, ka përfunduar portugezi.