Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho thotë se ky sezon është vetëm fillimi për Unitedin

Jose Mourinho thotë se Manchester Unitedi po e nis një fazë të mrekullueshme.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar Kupën EFL sivjet dhe mbesin në garë për titullin e Ligës së Evropës, ku në gjysmëfinale do të përballen me Celta Vigon muajin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Unitedi ka ngecur në Premier Ligë, por trajneri i klubit thotë se beson që do të mbetet në top-katërshe.

“Nuk ka rëndësi nëse fitojmë tituj apo jo. Gjithmonë them se sezoni është i rëndësishëm për mua, lojtarët dhe klubin. Mund të jetë sezoni i parë i viteve më të mira. Nëse arrijmë të fitojmë Ligën e Evropës në gusht dhe luajmë në SuperKupën e Evropës do të jetë e mrekullueshme”, ka thënë portugezi për SkySports.